E martë, Nëntor 12, 2019
Ballina POLITIKË STOLTENBERG FLET RRETH MUNDËSISË SË KORRIGJIMIT TË KUFIRIT

STOLTENBERG FLET RRETH MUNDËSISË SË KORRIGJIMIT TË KUFIRIT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para vizitës së paralajmëruar në Kroaci dhe Serbi, ka folur rreth mundësisë për korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimit që do të kishte kjo në misionin e KFOR-it.

Ai në një intervistë për Veçernji list tha se është shumë herët për të spekuluar lidhur me këtë çështje.

“Mesazhi ynë është se ne mbështesim normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, mbështesim dialogun që ndihmuan për të filluar, ne jemi të pranishëm në Kosovë, me KFOR-in dhe kemi një zyrë në Beograd. Unë nuk mendoj se do të ishte ndonjë ndihmë për këtë proces nëse do të komentoj  skenarë të ndryshëm hipotetikë”, u shpreh kreu i organizatës më të fuqishme ushtarake në botë.