Sot përpara 212 vitesh: Napoleoni dhe cari rus u pajtuan për të ndarë Europën

Mbi një anijë në mes të lumit Memel (Njemen) u takuan perandorët Napoleoni I dhe Cari Aleksandër I i Rusisë në 25 qershor 1807, shkruan foldrejt.com. Ata u takuan për një marrëveshje paqe, ku ish kundërshtarët do merrreshin vesh për të ndarë kontinentin europian.

Napoleoni e siguroi që Franca do ia dhuronte Rusisë gjithë Europën lindore, kurse Rusia duhet të lëshonte nga duart Europën qendrore.

Menjëherë reagoi mbreti prusian Friedrich Wilhelm III, i cili mori rol të rëndësishëm. Në fund Napoleoni i diktoi paqe prusianëve, duke ua marrë gjysmën e territoreve dhe banorëve të vendit të tij.

Pavarësisht se dy perandorët më të fuqishëm të kohës u pajtuan, kjo nuk u arrit kurrë. Me këtë tregohet se jo çdoherë perandorët mund të arrijnë çfarë të dëshirojnë./Foldrejt.com