Pas paralajmërimit të dorëheqjes si pasojë e akuzave për krime lufte nga Gjykata Speciale, Ramush Haradinaj, sot do takohet me presidentin Hashim Thaçi, ku do ia depozitojë dorëheqjen.
Haradinaj në Haagë do paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.
Ndryshe, pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, ndërsa partitë politike tashmë kanë sytë nga presidenti për datën e re të zgjedhjeve. Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.