Skandal spiunazhi në ushtrinë gjermane në favor të qeverisë iraniane

Marschierende Soldatinnen und Soldaten des Feldjägerregiment 2 der Bundeswehr mit geschultertem Gewehr G36 IDZ von Heckler und Koch Verleihung des Fahnenbandes des Landes Nordrhein-Westfalen an das Feldjägerregiment 2 der Deutschen Bundeswehr, Hilden, 09.10.18 Hilden NRW Deutschland Waldkaserne *** Marching soldiers of the German Armed Forces Regiment 2 with shouldered rifle G36 IDZ by Heckler and Koch Awarding of the flag band of the state of North Rhine-Westphalia to the Hunter Regiment 2 of the German Armed Forces Hilden 09 10 18 Hilden NRW Germany Waldkaserne Copyright: xdnet_cdnx

Sipas informacioneve që disponon magazina më e madhe e Europës “Der Spiegel” ushtria gjermane ndodhet përpara një skandali spiunazhi. Të martën është arrestuar një ushtar, i cili duhet të ketë dërguar informacione sekrete për regjimin iranian. Poashtu, ushtari akuzohet se ka bashkëpunuar edhe me shërbimin sekret iranian MOIS, përcjell foldrejt.com.

Në fakt ky ushtar gjerman është me origjinë afgane Abdul-Hamid S. (50), i cili ka pasur informacione të shumta të aktiviteteve të trupave gjermane në Afganistan dhe territoreve tjera me interes për trupat gjermane.

Prej kohësh perëndimi akuzon shumë diplomatë iranianë se krahas aktivitetit diplomatik po punojnë edhe për agjenturat sekrete.