Ministria e brendshme turke ka bërë me dije se katër ushtarë turq kanë mbetur të vdekur nga një sulm me bombë nga komunistët kurdë të YPG, shkruan foldrejt.com. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kontrollit rrugor të cilët kryenin ushtarët turq.

Në tetor 2019 ushtria turke nisi një ofansivë në Sirinë Veriore duke pushtuar rreth 10 mijë kilometra katrorë për disa javë dhe duke neutralizuar mbi 1000 kurdë komunistë. Prej atëherë ajo zonë kontrollohet nga ushtarët turq, megjithatë shpeshherë ndodhin sulme të papritura./Foldrejt.com