Analisti politik, Arsim Sinani ka komentuar paralajmërimin e Albin Kurtit se Lëvizja Vetëvendosje së shpejti do të vjen dhe do të themelohet në Maqedoninë e Veriut.
Postimi i plotë:
“Shqiptarët në Maqedoni të Veriut e kërkuan me ngulm Albin Kurti-n, për faktin se deri tani janë pa drejtues të mirëfilltë politik. U pa qartë se partitë politike shqiptare në Maqedoni të Veriu janë pa vizion politik dhe kontinuitet në veprime, prandaj edhe janë kështu siç janë sot, pa një lidership të fortë politik. Çështja e servilosjes e krerëve politik shqiptarë kundrejt elitës politike maqedone është një çështje që kërkon analizë të thellë.
Tash kur pranvera shqiptare në Maqedoni të Veriut po vjen edhe pse u vonua, për arsye se iu desht të konsolidohet kreu i VV-së së Kosovës, Albin Kurti. Ai, A.K. tani shihet si shpëtimtari i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nga kaosi e përgjumja e politikanëve shqiptarë.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kërkuan Vetëvendosjen dhe ajo po vjen bashkë me Pranverën e dinjitetit shqiptar dhe betejën për kthimin e krenarisë së nëpërkëmbur të shqiptarit. Shtrirja dhe regjionalizimi i Vetvendosjes i shpëton shqiptarët.”, thekson profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Arsim Sinani.