Si u menaxhua pandemia në Kosovë?

Emisioni “Udhëve” ka bërë një analizë të mënyrës si është menaxhuar pandemia në Kosovë. Gjithçka që ka ndodhur me mënyrën e menaxhimit të pandemisë, mund ta shihni në videon e emisionit “Udhëve” në RTK.

Ishte marsi i vitit 2020, muaji ky kur ishin bërë fiks 21 vjet kur Kosova po përballej me një luftë me armikun fqinj e kur një luftë e re, me një armik biologjik – virusit Covid 19, do t’i sfidonte edhe kosovarët.

Pak ditë para se të konfirmoheshin rastet e para me COVID 19, kur në regjion tashmë kishim raste të konfirmuara.

Qeveria e Kosovës mbylli kufijtë, shkollat, cerdhet dhe liroi nga detyra personat me ndjeshmëri shëndetësore si dhe njërin nga dy prindërit e punësuar, me qëllim të kujdesit mjekësor.

Ky rregull, nuk do të vlente për punonjësit e sektorit shëndetësor dhe atyre të sigurisë.

Fillimisht u vendos në karantinë komuna e Vitisë dhe Klinës, për të vazhduar pastaj edhe me komuna tjera, pa e përjashtuar as Prishtinën, ku numri i rasteve ishte rritur dukshëm.

Ndërkohë, në Prishtinë, Qendra e Studentëve u shëndërrua në karantinë. Kjo, pasi objektivisht ndodhej afër QKUK-së dhe aty do të futeshin gjithë shtetasit që vinin në Kosovë nga vendet ku kishin qëndruar përkohësisht.

Por, pati shumë pakënaqësi për mënyrën si u menaxhua karantina.

Gazetari Asllan Bajrami, ishte kthyer nga Shqipëria, pikërisht gjatë kohës kur në kosovë aplikoheshin masat e karantinimit.

Ai rrëfen për emisionin Udhëve, peripecitë e udhëtimit të tij nga Tirana në Prishtinë, si dhe tretmanin që I ishte bërë në qendrën studentore.

Në Qendrën e studentëve gjatë ditëve të karantinimit, humbi jetën Agon Musliu, një i ri nga Gjilani, vetëm një ditë pas riatdhesimit nga Gjermania. Ai bëri vetëvrasje, kurse familjarët e tij, hodhën akuza të rënda në adresë të Qeverisë së Kosovës për vdekjen e të riut.

Ndërkohë, hije te rende procesit te menaxhimit te pandemisë pos vdekjes së të riut gjilanas në karantinë, i dha edhe mënyra si u kontraktuan ilaçet dhe materialet shpenzuese. Kryeredaktori i FrontOnline, Lavdim Hamidi e ka bere nje hulumtim gjate diteve te pandemise, per blerjet emergjente te ilaçeve nga MSh. Ai thote se ditet e karantines, ishin dite te arta per zyrtaret e prokurimit ne MSH.