Si tingëllonte shqipja në 1858 dhe cila është vepra e parë shqiptare e përkthyer gjermanisht

Fitim Dika

Është interesante se veprat në gjuhën shqipe përpara shekullit të XIX janë të rralla dhe për këtë nuk dihet qartë sesi është zhvilluar dhe ndryshuar kjo gjuhë indoevropiane – nga antikiteti deri më sot.

Në vijim, Foldrejt.com, ju sjell një letër që është shkruar në gjuhën shqipe nga albanologu Dr. Reinhold në 9 maj 1858. Shkrimi është i paprekur, që vetë të krahasoni me gjuhën e sotshme shqipe.

“Mikthi im i dashur,

S’kam jatrë gjë të të them, i mjeri, po vetëm: çë më vdqi pëfrëresha e ime për d dit e gjimsë ga një koqëzë, që nxuar ndë buzë. E do të të thëm edhe u atë kshill që thanë të motratë Shën Lazërit Krishtit: Andë jeshe këtu, nëkë më vdis nevet vuai, atë të ihom edhe u, pçe ndë jeshe ti ndë Porje, nëkë më vdis mua pëftëresha, e jam, miku i im, shumë i helmuarë, e zëmëera e zezë m’ishte prapëzuarë. Po, ndë ke ndonjë fjalë të më thesh, pra të shëronjes helenë, shkrujmë të më prihetë zëmra. E do pres ditë më ditë, të gjenj kartënë tënde.”

Gjuha shqipe do fillonte të përhapej me shpejtësi pas shpalljes së pavarësisë në 1912, ku krahas një gamë autorësh të talentuar, do fillonin edhe përkthimet e para nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.

Që të shuajmë kureshtjen, vepra e parë e gjuhës shqipe me autor shqiptar që është përkthyer në gjuhë të huaj është Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës nga albanologu Gustav Weigand, Lajpcig, 1925. Këtë e konfirmon edhe Mid’hat Frashëri në Veprën e tij të tretë./Foldrejt.com