Si shkaktoi Sulltani Abdulhamidi 2 luftën mes Spanjës dhe SHBA-së?

Forcat detare osmane në fund të shekullit të XIX fundosën një anije amerikane në detin Egje. Sipas Perandorisë Osmane ushtria amerikane kishte provokuar dhe se sulmi kishte ndodhur në ujërat territorialë të Perandorisë Osmane, kurse SHBA pretendonte se sulmi kishte ndodhur në ujërat ndërkombëtarë.

Pas një debati të gjatë në distancë dhe zyrat diplomatike, legata e SHBA në Stamboll i kërkoi Perandorisë Osmane që të kishte ambasadë në Perandorinë Osmane ose kjo e fundit të paguante dëmshpërblimin. Që të dyja ofertat u refuzuan nga panislamisti Abdulhamid 2, gjë që SHBA kërcënoi me luftë.

Por çfarë ndodhi më pas?

I njohur si Sulltani më i madh i të gjithë kohërave, Abdulhamidi 2, kishte menduar edhe metodën e daljes nga kriza, që forcat e lodhura osmane, të mos futeshin në një luftë me një superfuqi në ngritje si ajo amerikane.

Si erdhi deri te konflikti mes Spanjës dhe SHBA?

Në 15 shkurt 1898 anija luftaraka amerikane “USS Maine” u shkatërrua totalisht pas një eksplozioni në portin kubanes të Havanës. 260 personat në bord u mbytën. Deri sot nuk ka version zyrtar sesi erdhi deri te ky eksploziv tragjik, nga ndonjë minë e jashtme ose nga ndonjë zjarr i brendshëm në anije, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media gjermane Die Welt.

Gazeta e atëhershme amerikane “New York Morning Journal” akuzoi forcën koloniale spanjolle për shpërthimin. Në fund të prillit presidenti amerikan William McKinley, i shpalli luftë Spanjës.

Forcat amerikane menjëherë sulmuan Filipinet, që ishin nën kontroll spanjoll. Gjithashtu amerikanët erdhën edhe në Kubë, ku i gjetën të papërgatitur forcat spanjolle.

Në paqen e nënshkruar në Paris 1898, Spanja njohu sovranitetin amerikan mbi Filipinet, Guamin dhe Puerto Rico. Këta dy të fundit akoma edhe sot kontrollohen nga amerikanët, bile Korea Veriore theksonte se sulmin kundër SHBA-së do e kryente herën e parë mbi Guam.

Kuba formalisht do mbetej e pavarur, por mbeti nën kontrollin amerikan. Më vonë ky ishull shumë pranë SHBA-së, do i sjellte probleme të mëdha duke bashkëpunuar ngushtë me sovjetikët.

Sipas historisë së osmanëve, ky shpërllim tragjik mbi anijen amerikane erdhi si pasojë e agjentëve të Abdul Hamidit 2 që ndodheshin në Kubë. Sipas statistikave osmane, në fund të shekullit të 19-të në Kubë jetonin rreth dhjetëmijë muslimanë, të mjaftueshme për të gjetur agjentë për kalifin.

“Pasha, si është shëndeti juaj? Në kryeqytet po bën ftohtë. Sille diellin që të ngrohemi pak!,” citohet të jetë telegrafi i Abdulhamidit 2 drejtuar agjentit të tij në Kubë, Hasan Enver Pasha.

Edhe sipas albanologut më në zë të shekullit të kaluar Franc Nopça, Sulltan Abdulhamidi 2 ishte sulltani i fundit i madh që arriti të zgjasë jetën Perandorisë Osmane, ku si mjeshtër i politikës solli konfliktet mes kundërshtarëve të tij politikë.

Në të gjitha luftërat mes grekëve, bullgarëve dhe grekëve, pas tyre qëndronte Sulltan Abdulhamidi 2, do shkruante Nopça në “Udhëtime nëpër Ballkan”./Foldrejt.com

Ja si Hasan Enver Pasha shkatërroi anijen amerikane, duke vrarë 260 ushtarakë në fund të shekullit të XIX.