Si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme?

Një ciklon nga Atlantiku po kalon mbi Evropën Qendrore, e sonte gjatë natës dhe nesër, një pjesë e këtij cikloni, nga Italia do të kaloj mbi rajonin tonë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “sonte në mbrëmje priten reshje më të qëndrueshme shiu, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme herë pas here si reshje lokale. Në vise kodrinore-malore do të bien reshje shiu dhe bore, të cilat me rënie të temperaturave do të shndërrohen në borë”.

Sipas PW, me depërtimin e këtij cikloni do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, që do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare.

“Të enjten nuk parashihen të reshura, e në fundjavë sërish një ciklon i ri sjell kushte për reshje më të qëndrueshme shiu”, paralajmëron PW

“Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, ndërsa vlerat e çastit do të zbresin edhe në të mira, e orëve të mbrëmjes mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme”, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 4-5 mars:

4.03.2020 – Herët në mëngjes reshje me të qëndrueshme shiu. Ditën më freskët, kohë pas kohe me reshje lokale shiu. Në vise kodrinore-malore reshje shiu dhe bore, që gradualisht do të shndërrohen vetëm në reshje bore. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-13m/s. Indeksi UV: 1.

5.03.2020 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje priten kthjellime. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-7m/s. Indeksi UV: 3.