Si ajri i ndotur shkatërron jetën e nxënësve shkollorë?

Kryeqyteti indian Nju Delhi është i pari në këtë vit që mbyll shkollat për nxënësit, për shkak të ajrit të ndotur, shkruan ECONOMIST.

Si pjesë e emergjencës së “shëndetit publik”, në 1 nëntor kryeqyteti i Nju Delhit shpërndau miliona maska për fëmijët. Shkollat do mbeten të mbyllura deri 5 nëntor. E gjithë kjo për shkak të ajrit të ndotur, që sipas kryetarit të Delhit, vendi indian është kthyer në një dhomë gazi, përcjell foldrjet.com.

Këto masa nuk jane të panjohura, pasi vitin e kaluar edhe në vende si Tajlanda, Malejzia, Meksika dhe ShBA – janë mbyllur shkollat për shkak të ajrit të ndotur. Thithja e ajrit të ndotur shkakton gjëra të tmerrshme për nxënësit e shkollave.

Sipas studimit të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, mbi 90 përqind e fëmijëve ndër 15 vjeçarë që thithin ajrin enorm të ndotur, u shkakton në të ardhmen dëme serioze në shëndet. Kjo për shkak se të rinjtë janë më të ndjeshëm dhe mushkëritë e tyre në zhvillim, thithin më shpesh ajrin. Me fjalë tjera, të rinjtë rriten me gazrat e dëmshme – ose një pjesë e gazrave të dëmshme mbesin në trupin e tyre përgjithmonë. 

Një ndër sëmundjet më të shpeshta është astma. Fëmijët e të varfërve janë më të prekur, pasi shkollat e tyre ndodhen pranë rrugëve të autobusëve (në fakt në Shkup thuajse të gjitha shkollat janë pranë rrugëve – SHP, Foldrejt.com).

Dëmtime të tjera që mund të sjell smogu i lartë në qytet është edhe dëmtimet në tru. Studimet flasin se gjatë ndotjes së madhe të ajrit, studentët janë më të papërgatitur në provime dhe shtohen vizitat te psikiatri. 

Kjo është arsyeja se pse në Britaninë e Madhe kanë fituar tëndësi shoqatat për “ajër të pastër” të cilat kërkojnë përdorimin më të madh të biçikletave si dhe ndalimin e disa rrugëve për vetura (no-car zones) që janë rreth shkollave në Birmingham ose Sheffield.

Këto masa nuk janë tepër produktive, por sëpaku parandaluese që të mos bëhet edhe më keq. Çfarë masa po merren me Shkupin dhe Prishtinën?/Foldrejt.com