Shumë ushtarë gjermanë theksojnë se ndërhyrja në Afganistan ishte e panevojshme

 

Ndërhyrja gjermane në Afganistan 2001 u mbrojt me moton: “Liria gjermane do mbrohet edhe në Hindukush”, shkruan Der Spiegel.

Një anketë mes ushtarëve gjermanë që kanë shërbyer në 2010 në Afganistan, tregon se më shumë se një e katërta e tyre, ose 27 përqind, e shohin ndërhyrjen gjermane atje si të “panevojshme” dhe që nuk ka sjellë asnjë ndryshim. 26 përqind e tyre thonë se “pjesërisht” pajtohen me këtë deklaratë.

Përkundër kësaj, rreth 52 përqind e të anketuarve, theksuan se ndërhyrja gjermane kishte ndihmuar njerëzit e atjeshëm. Anketa është kryer nga Bundeswehr-i, informon foldrejt.com.

Situata në Afganistan është akoma e tensionuar. Përkundër luftës së përgjakshme të forcave të huaja NATO dhe Rusia, akoma gjysma e territoreve të saj kontrollohet nga talibanët, kurse një e treta mbetën zonë e pamundur për t’u luftuar. Nga fundi 2014 atje janë vrarë 45 mijë forca afgane.

Kjo duket se ka bindur edhe presidentin e tanishëm amerikan, Donald Trump, që në fund të 2018 theksoi se gjysma e 14 mijë ushtarëve amerikanë do tërhiqen nga Afganistani./Foldrejt.com