Një sërë shtetesh evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën kanë shtrënguar masat kundër koronavirusit mes shpërthimeve të reja të rasteve dhe fushatës së vaksinimit që vazhdon të jetë e ngadaltë.

Italia raportoi gati 19 mijë infektime të reja dhe 280 viktima të shtunën dhe qeveria ka vendosur të ngrejë nivelin e rrezikut të pandemisë në disa rajone duke ashpërsuar edhe masat e kufizimit nga 1 marsi.

Mes tyre, Bazilikata dhe Molisë përfshihen në zonën e kuqe, me nivelin më të lartë të përhapjes. Atje udhëtimet do të ndalohen plotësisht.

Franca e cila ka siguruar 7.7 milionë doza të vaksinave të Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, vazhdon të jetë prapa me fushatën e imunizimit. Rreth 2.9 milionë njerëz apo 2.33 përqind e popullsisë ka marrë vaksinen, e vetëm 1.5 milion prej tyre të dyja dozat.

Praga i kthehet gjithashtu izolimit nga e hëna, ndërsa Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës ripërsërit shqetësimet se variantet e reja të koronavirusit mund të përmbysin progresin e shënuar deri më tani. Kancelarja Angela Markel tha se të gjitha të dhënat sugjerojnë një valë të tretë të pandemisë, e shumë rajone po përgatiten për një tjetër lockdoën.