Sipas producentëve të këtij filmi Michael G. Wilson und Barbara Broccoli “No time to die” është planifikuar që të shfaqet në kinematë e botës më 8 tetor të këtij viti – pra dy vite më vonë nga planifikimi fillestar.

Fillimisht premiera e filmit të 25-të Bondit u shty nga tetori 2019 në shkurt 2020 pas një ndryshimi të regjisorit.

UK James Bond 007 - Sag niemals nie | Sean ConneryAktori Sean Connery

Producentët nuk e përmendën shprehimisht si shkak të shtyrjes pandeminë e koronës dhe thanë se premiera e filmit po shtyhet në mënyrë që filmi të mund të shihet “nga audienca e kinemasë në mbarë botën”. Por fakt është se për shkak të pandemisë, kinematë në shumë vende aktualisht janë të mbyllura ose punojnë me kapacitete të kufizuara.

Casino Royale Daniel Craig Daniel Craig interpreton rolin e agjentit sekret britanik për herë të fundit

Kjo do të jetë hera e fundit që aktori Daniel Craig do të interpretojë rolin e agjentit sekret britanik. Filmi i ri i James Bond nuk është filmi i vetmi artistik për të cilin adhuruesit duhet të presin më gjatë nga sa ishte planifikuar. Javën e kaluar u shtynë edhe datat e premierave për filmat e Hollywood-it “Wonder Woman 1984”, “Top Gun Maverick”, “Black Widow” dhe “The King’s Man”.