Bora që ka rënë gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë, ka vështirësuar qarkullimin ajror e tokësor.
Nga bora janë bllokuar edhe stadiumet në Spanjë, gjë që ka bërë që edhe ndjeshjet futbollistike të parapara të shtyhen, njofton Klan Kosova.
Bora e madheka bërë të shtyhet ndeshja mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao.
Kjo u bë e ditur nga Atletico Madrid që ka njoftuar për shtyrjen e ndeshjes në bashkëpunim me federatën spanjolle.
“Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme nga bora dhe stuhia në gadishullin Iberik, duke shtuar mbylljen e aeroportit në Madrid, La Liga në bashkëpunim me dy klubet ka marrë vendim që të shtyjë ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao”.
“Një datë e re për këtë takim do të konfirmohet gjatë ditëve në vijim në një prej vendeve të lira në kalendarin e garës”, thuhet në njoftimin e La Ligas.