Shtiret si e sëmurë, e pëson edhe më keq

Shpesh ndodh që persona të shumtë keqpërdorin humanizmin e njerëzve dhe shtirren sikur janë të sëmurë për të përfituar fonde të ndryshme. Një histori e ngjashme ka ndodhur edhe me një grua 31 vjeçare, e identifikuar si Jessica Ann Smith.

31 vjeçarja falsifikoi dokumentet mjekësore për të arritur qëllimin e saj, informon foldrejt.com.

Ajo krijoi dy hapësira për të mbledhur para, njërën në GoFundMe dhe tjetrën në Facebook. Aty deklaroi se i nevojiteshin donacione pasi supozonte se vuante nga kanceri në kolonë.

“Jessica po përballet me fatura mjekësore, shpenzime udhëtimi dhe pagesa për kujdesin e fëmijëve pasi nuk punon dot”, thuhej në fushatën e GoFundMe. Qëllimi i saj ishte të merrte 15 mijë dollarë, por mblodhi rreth 10 mijë dollarë.

Shumë shpejt, e vërteta u zbulua dhe Jessica ndodhet në rajonin e policisë ku do të marrë dënimin për akuzat e mashtrimit.