Shtatë mjekë nga Kosova emigrojnë drejt Gjermanisë, priten edhe 60 sosh

Këto ditë ka shkuar motra e shtatë medicinale nga Kosova në Gjermani, në kuadër të projektit të shoqatës Samariterstiftung, e cila merret me përgatitjet e studentëve kosovarë që kërkojnë të emigrojnë drejt Gjermanisë, shkruan schëaebische.de, përcjell foldrejt.com.

Sipas udhëheqësit të këtij projekti, Thilo Rentschler, gjithaçka po shkon mirë dhe kjo do luftojë edhe papunësinë e lartë të të rinjve në Kosovë. Qëllimi i tyre është që përveç përgatitjes profesionale, të mësohet edhe gjuha gjermane.

Dy mjekët e rinj që kanë emigruar në Gjermani janë absolventet Vjollca Potera dhe Florentina Sejdiu. Ky projekt i Samariterstiftung pritet të zgjerohet edhe në vende tjera si Turqi, Gjeorgji, Bosnjë dhe Ukrainë. 

Me këtë iniciativë pritet që në të ardhmen e afërt të shpërngulen edhe 60 mjekë tjerë kosovarë drejt Gjermanisë, theksoi Rentschler./Foldrejt.com