Nga Kosova në qytetin gjerman Sauerland: Driton Podvorica dhe Adela Hoxha janë mes 19 studentëve shqiptarë të cilët po shkollohen për mjekësi që më pas të punësohen nëpër spitalet gjermane.

Para një viti në shkollë u regjistruan vetëm 60 studentë për motra medicinale, kurse sivjet 120. Kjo falë reformave në shëndetësinë gjermane për thithjen e studentëve të huaj – mes tjerash edhe nga Kosova, përcjell foldrejt.com, shkrimin e wp.de.

Studentët kosovarë përveç njohjes së degës së studimit, u nevojitet çertifikata B1 e gjuhës gjermane.

Sa i takon përshtatjes ata nuk kanë probleme. “Gjermanët e rinj janë po aq të qetë sa të rinjtë e Kosovës,” qesh Dritoni.

Në kohën kur Gjermania refuzon çdo azilkërkues nga Kosova, ajo u mirëpret të gjithë të kualifikuarit shqiptarë – mjafton të kenë baza të njohjes së gjuhës gjermane./Foldrejt.com