Shqipëria është duke luajtur në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë në kuadër të ndeshjen së fundit të grupeve në Ligën e Kombeve.
Aktualisht rezultati është 2-0 në të mirë të kuqezinjve që e kanë filluar shumë mirë takimin.
Goli i parë erdhi në minutën e 19-të kur një harkim i Hysen Memollës gjeti Sokol Cikalleshin i cili godet me kokë dhe shënon për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Rey Manaj u pengua në zonë nga portieri, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sokol Cikalleshi për 2-0.
Shqipërisë i duhet fitorja për të qëndruar si e para në grup për të kaluar pastaj në Ligën B.