Komuna e Obiliqit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit“, e cila do të financojë projektin për ndërtimin e 20 shtëpive familjeve në nevojë në Komunën e Obiliqit.
Ky memorandum u nënshkrua gjatë takimit që pati kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi me Halil Kastratin, ku bëhet e ditur se vlera e këtij memorandumi është 400 mijë euro.
“Në këtë takim, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes komunës së Obiliqit dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit“, në financimin e projektit për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet në nevojë të komunës së Obiliqit, vlera e këtij memorandumi është 400,000.00 €, komuna e Obiliqit do të bashkëfinancojë në vlerë prej 100.000.00€, ndërsa shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit“ në vlerë 300.000.00€”, thuhet në njoftim.
Gashi, ka falënderuar hoxhën Halil Kastrati, për bashkëpunimin në ndryshimin e mirëqenies së qytetarëve të Obiliqit dhe në punën e madhe që po bënë në mbështetjen e familjeve skamnore në gjitha trojet shqiptare.