Një banor në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, ka zgjedhur që mbetjet e renovimit të banesës së tij ti gjuaj nga kati i VI’të i ndërtesës.
Ky person është filmuar nga banorët e lagjes duke hedhur mbetjet në tokë nga kati i VI’të i banesës dhe i kanë publikuar pamjet në Facebook.
Ata kanë shkruar se kjo është moskujdesi nga ky person, ku ka mundur që ndonjë kalimtar apo fëmijë ta pëson nga hedhja e këtyre mbetjeve në tokë në këtë formë.
Në thasët e hedhura thuhet se ka pasur tulla, qytetarët afër kanë dërguar videon dhe kanë shkruar se kanë lajmëruar dje edhe autoritet përaktëse në lidhje me këtë veprim.