Të paktën 73 njerëz kanë vdekur nga një tërmet që goditi provincën Sulawesi në Indonezi të premten.
Zëdhënësi i Agjencisë për zbutjen e katastrofave në Indonezi, Raditya Jati, ka thënë se më shumë se 820 njerëz janë plagosur dhe mbi 27,800 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,2.
Policët dhe oficerët ushtarakë të shumtë kanë punuar shumë për të mbrojtur vendin nga plaçkitjet që mund të ndodhnin në këtë rajon, shkruan Reuters.