Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1966 dhe në shikim të parë mund të duket krejtësisht e zakonshme.

Mirëpo, ajo çka pak kush mund të di për të, është se nën këtë shkollë dikur kanë qenë varreza, gjurmë të cilat ende shihen në oborrin e saj.

Edhe pse shkolla është ndërtuar vetëm para 54 vjetëve, varrezat në oborr janë shumë më të lashta. Sipas drejtorit të kësaj shkolle vjetërsia e tyre arrin të jetë me shekuj.

E banorët e fshatit Rogovë nuk dinë asgjë për identitetin e personave të varrosur në këtë hapësirë.

Sipas Shalës, asnjëherë nuk është marrë përgjegjësi për ndërtimin e  shkollës pikërisht pranë varrezave. Mirëpo, diskutime për këtë çështje ka pasur gjithmonë.

Për heqjen e varrezave nga oborri i shkollës janë marrë edhe vendime të cilat janë të përcaktuara me ligj.

Pavarësisht pranisë së varrezave në këtë shkollë, nxënësit atje nuk e shohin si pengesë për zhvillimin e procesit mësimor.

Mirëpo, kjo shkollë nuk është e vetmja e cila është e ndërtuar mbi varreza.

Shkolla aktualisht është duke u rinovuar, porse varrezat do të vazhdojnë të mbesin nën themelin dhe oborrin e saj.