Ministrja e mbrojtjes në Austri, Klaudia Tanner (ÖVP), ka shkarkuar nga detyra imamin e ushtrisë, Abdulmexhid Sijamhoxhic, shkruan krone.at. Kjo ka ardhur si pasojë e “simpatisë të këtij të fundit për ‘Lëvizjet Xhihadiste’ në Bosnjë’, përcjell foldrejt.com.
“Bashkëpunimi me të është pezulluar deri në ndonjë njoftim tjetër,” thuhet në reagimin e ministrisë austriake, duke nënkuptuar shkarkimin e tij.
Më tutje media austriake zbulon edhe arsyen e vërtetë të shkarkimit të tij. Kjo lidhet pasi imami me origjinë boshnjake, ka bërë “like” në Facebook një fotografi të ish gjeneralit jugosllav – që vlen si i dënuar për krime lufte. Nuk bëhet i ditur emri i gjeneralit, por me gjasë është ndonjë boshnjak.
“Nuk ka vend islami politik në Austri,” tha më tutje ministrja e mbrojtjes, e cila është e së njëjtës parti me kancelarin Sebastian Kurz.
Është interesante se pse në vendet perëndimore çdo zbatim i urdhrave të islamit mund të llogaritet si ‘islam politik’. Mjafton të kuptojmë se gjenerali i ushtrisë jugosllave, përpara se të jetë musliman, me siguri një periudhë afatgjate i ka shërbyer komunizmit. Sëpaku shqiptarët që kanë jetuar në Jugosllavi, e dinë mirë se çfarë filtrash kanë kaluar gjeneralët deri sa kanë marrë atë detyrë./Foldrejt.com