Shkarkohet Bolton, njihej për politikat anti pavarësi dhe pro-ndarjes së Kosovës

Një lajm i mirë për Kosovën, Presidenti amerikan Donald Trump ia prishë matematikat atyre që ishin pro-ndarjes së Kosovës, pasi ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit për siguri John Boltonin duke thënë se s’është pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij.

Sipas CNN pikat ku ata nuk janë pajtuar është politika me talebanët në Afganistan, Venecuelë dhe rreth Koresë Veriore, informon foldrejt.com.

Përndryshe Bolton ishte i pari që në një konferencë në Ukrainë që përmendi se SHBA do pranonte ndarjen e Kosovës në rast se Prishtina dhe Beogradi do merreshin vesh. Poashtu Bolton në 2008 fliste kundër pavarësisë së Kosovës./Foldrejt.com