Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se nga data 20 maj 2020, do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19.
Në një njoftim për media thuhet se nga kjo datë do të lejojë kontaktin e avokatëve vetëm me personat e paraburgosur.
Gjatë vizitës se tyre, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide, të mbajnë distancën sociale, si dhe të kenë të vendosura maska dhe dorëza mbrojtëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.