Një ndërtesë pesëkatëshe u shemb sot në Stamboll dhe mësohet se ndërtesa ishte zbrazur më herët, raporton Anadolu . Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA, ndërtesa pesëkatëshe u shemb në qarkun Zeytinburn të Stambollit, në lagjen Sumer.

Për shkak të çarjes së xhamit në dritare, ndërtesa ishte zbrazur më herët, ndërkaq ekipet zjarrfikëse dhe të ambulancës u dërguan në vendin e aksidentit. Rrënojat e ndërtesës mbuluan automjetet e parkuara në rrugë.