Shefat e Silikon Valley nuk i ekspozojnë fëmijët e tyre në pajisjet që kanë zbuluar. Po ju?

Përdorimi i smartfonëve dhe tabletëve është tejet popullor edhe te fëmijët, dhe nuk është e habitshme që ata kërkojnë pajisje të tilla edhe në shkollë.

Por si qëndron realisht puna kur vie fjala te fëmijët e atyre që i kanë prodhuar dhe zhvilluar pajisjet e tilla?

Është tejet sfiduese për fëmijët dhe prindërit në SHBA që të shmangin pajisjet e ekranit të bardhë, duke qenë se Google Chromebooks janë pothuajse në secilën klasë.

Themeluesit e aplikacioneve të ndryshme në Luginën e Silikonit thonë se ekranët nuk janë të destinuar për fëmijë, dhe se vet fëmijët e tyre nuk kalojnë pothuajse fare kohë në këto pajisje.

Edhe ekspertët e teknologjisë kanë shfaqur frikën për “fikjen e kreativitetit” për shkak se fëmijët gjithnjë e më shumë po bëhen më të varur nga teknologjia.

Perre Laurent, prodhues teknologjie, thotë se fëmijët e tij bëjnë shtëpie, gatuajnë dhe luajnë në natyrë, në mënyrë që të ushqejnë trurin për të ardhmen.

Ndërsa Merve Lapus nga Common Meda thotë se ato janë një shpërqendrim i madh dhe vrasës i kreativitetit.

Të tjerë studiues kanë kryer studime pothuajse për një dekadë, duke u përpjekur për të gjetur lidhjen direkte mes problemeve të sjelljes që shfaqin fëmijët dhe përdorimit për pajisjeve teknologjike.

Studimet i kanë marrë parasysh edhe OBSH-ja, të cilët së fundmi e kanë dhënë një mendim se asnjë fëmijë nën moshën pesë vjeçare nuk do të duhej të kalonte fare kohë para ekranit.