Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 283 mijë e 204 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Gjatë 24 orëve të fundit SHBA regjistroi 3 mijë e 456 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 368 mijë e 773 viktima, shkruan CNN.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 21 milionë 862 mijë e 773 raste.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.