Një zëdhënës i Departamentit amerikan, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë Iranin përgjegjës për sulmet me raketa, që kanë shënjestruar të hënën ambasadën amerikane në kryeqytetin e Irakut.
Ushtria e Irakut ka thënë se ambasada amerikane në Zonën e Gjelbër, të rrethuar në Bagdad, është shënjestruar nga një breshëri raketash më 22 shkurt.
Ata kanë thënë se njëra raketë ka rënë brenda perimetrit të ambasadës dhe tjetra ka rënë afër lagjes rezidenciale Harthiya, jashtë Zonës së Gjelbër.
Zyrtarët irakianë kanë thënë se raketat janë nisur nga lagjja Al-Salam në jugperëndim të Zonës së Gjelbër.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Një grup militant shiit që e quan veten Gardianët e Brigadës së Gjakut, ka marrë përgjegjësinë për atë sulm.