Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka pritur sot në një takim përfaqësues të disa kompanive nga Gjermani si dhe udhëheqësin e kompanisë “NOZ Elektrotechnik”, Reinhold Notz, ku i ka njoftuar për mundësitë që ofron Kosova për investime në fushën e teknologjisë informative.
“Kosova afron mundësi dhe lehtësira të shumta për investitorët e huaj, të cilët duan që kapitalin e tyre ta investojnë në vendin tonë. Kosova ka fuqi punëtore të lirë e po ashtu një popullsi me shumicë të rinj të cilët flasin shumë gjuhë të huaja”, tha ministri Shala.
Sipas tij, Kosova ka kapacitete për të ofruar shërbime të shumta për kompanitë gjermane.