Prej kohësh Bosnja dhe Hercegovina është e pushtuar nga retorika nacionaliste, kurse së fundi përveç fjalëve ka edhe vepra. Qeveria e Republika Srpska kërkon të krijojë policë rezervistë – që të “sigurojnë” kufijtë mes federatës boshnjake, shkruan Der Standard.

Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti serb Milorad Dodik, ku deri në 2020 do punësohen 1.400 rezervistë, kurse në gjithë Republika Srpska tani ka rreth 7000 forca policore.

Kjo të kujton në forcat paramilitare serbe që sollën luftërat ballkanike në fund të shekullit të kaluar, përcjell foldrejt.com. Forcat policore serbe në Bosnjë janë edhe të armatosur, duke sjell frikën të ekzistenca e shtetit fragjil.

Vrasja e biznesmenit serb

Media austriake lë të kuptohet se vrasja përpara shtëpisë së tij në Banja Lukë e biznesmenit Slaviša Krunić, në 22 prill, mund të lidhet direkt me qeverinë serbe. Ai ishte kritik i kësaj linje të kufijve etnikë dhe retorikës nacionaliste të Dodikut.

Pak më parë Krunic theksonte se Dodik përdor retorikën nacionaliste për ta çorientuar popullin nga skandalet korruptive, përcjell foldrejt.com.

Bosnja mund të ekzistojë si shtet vetëm në kohën kur partitë të fillojnë të kuptojnë se mund dhe duhet të jetohet sëbashku pavarësisht përkatësive etnike dhe fetare./Foldrejt.com