Në qytetin gjerman Memmingen policia ka kapur gjashtë narko-dilerë të cilët kokainën me vlerë 50 milion euro (500 kilogram kokainë) i kishin fshehur në kutitë e bananeve, shkruan bild.de, përcjell foldrejt.com. Kokaina transportohej nga Ekuadori, përmes Atlantikut drejt Hollandës dhe më pas drejt Neu-Ulm.
Kryesuesi i grupit vlen Metjon M. (27 vjeçar), kurse pesë të tjerët janë të moshave 24 deri 40 vjeç. Ndaj tyre ka nisur procesi gjyqësor.
Procesi gjyqësor vijon për grupin./Foldrejt.com