Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne më 17 shkurt për Ditën e Pavarësisë.
Seanca që do të fillojë nga ora 11:00 në rend të ditës ka vetëm një pikë shënimin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu, grupi punues i caktuar nga kryeministri Albin Kurti dhe që do të udhëhiqet nga zëvendësi i tij, Haki Abazi, kanë publikuar agjendën, në të cilën kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe Kurti kanë aktivitetet e përbashkëta.