Humanisti i nderuar Sead Ramadani, në një shkrim në Facebook, ka treguar tre kushte për t’u avancuar në ditët e sodit, normalisht duke dashur të irritojë të gjithë personat që janë përgjegjës për avancimin e të rinjve, por jo vetëm.
“Ka një grup elitë që mban punët në dorë.
Ai për të i avancu, i zgjedh njerzëit mbi baza të kushteve.
Kushti i parë është dhe më vendimtari, Të mos ket bërë asgjë për shoqërinë gjatë jetës së tij.
Kushti i dytë është të mos kshyre drejt gjatë ecjes por shiqimin ta mban vetëm në një vend edhe atë të paracaktuar.
Kushti i tretë po i bjen, të siguroj të ardhmen grupit,” ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ish ushtari i UÇK, Sead Ramadani./Foldrejt.com