SBASHK-u vendos sot nëse do të ketë grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë ka bërë të ditur se kompensim të orëve të humbura në grevë nuk do të ketë as gjatë pushimit pranveror.

Ndërsa sot SBASHK-u ka ftuar kryesinë dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit që të marrin veprime duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës.

“SBASHK-u  të hënën  ka ftuar Kryesin e SBASHK-ut dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë dhe varësisht nga informatat që marrim edhe do të marrim  veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione e nëse presione do të ketë në shumicën e komunave  do të shkohet në grevë të përgjithshme  në nivel vendi”, thuhet në komunikatë.