Vala e pazakontë e ngricave në Teksas ka sjellë probleme të mëdha për të gjithë banorët.
Por temperaturat e pazakonta për këtë rajon kanë sjelle dhe një fenomen tjetër që nuk ishte parë: me qindra lakuriqë nate kanë mbushur rrugët, të ngordhur nga i ftohti i madh la miliona vetë në Teksas pa energji elektrike apo ujë të pijshëm.
Hjustoni është strehë e një kolonie të përhershme lakuriqësh nate meksikanë të cilët grumbullohen poshtë një ure në qendër të qytetit. Kjo specie nuk është e mësuar me temperaturat nën zero, të cilave nuk i reziston dot.