RROGËTARËT TANË ( e MI )

Po e shkruaj këtë shkrim në ditën e parë të hyrjes në fuqi të kufizimit të lëvizjes në Kosovë.
Për ti pasur më të qarta disa emërtime do ti japim disa përkufizime të termeve në këtë shkrim nga fjalori drejtëshkrimor i gjuhës Shqipe.:

1. RROGËTAR m.
1. vjet. Ai që punonte i pajtuar me rrogë në një familje të pasur, shërbyes; bari me rrogë. Rrogëtar i beut (i agait, i tregtarit, i kishës). Rrogëtar lopësh.
2. Nëpunës me rrogë të caktuar. Shtresë rrogëtarësh.
3. keq. Ai që i shërben dikujt si vegël për të nxjerrë fitime, shërbëtor. Rrogëtarët e fashizmit. Rrogëtar i pushtuesve.

Ky shkrim ka përjashtime për RROGËTAR-ët tanë….. por në këto 21 vite shumicës ju shkon për shtati… populli thotë kush e ka mizen mbas veshi e bajtë me shëndet.

Kur jam kthyer për të jetuar në Kosovën e pas luftës shpresa ime si dhe e 99.99 % e shqiptarëve të Kosoves ka qenë besimi të Rrogëtarët e ardhshëm të Kosoves, që do ta qojnë në vend amanetin e dëshmorëve të rënë në shekullin 20të dhe më heret, për jetësimin e ëndrrave të këtij populli të shumë vuajtur.
Si shkuan gjërat nga këndvështrimi i nje të kthyeri (gurbetqari) në vendin e vet per të jetuar dhe hap biznes,…. janë të dhimbëshme.:
Si student në vitet 80ta kam shkuar jashtë vendit për të punuar që të ndihmoj familjen time sikur shumë shqiptarë të tjerë. Për vitet ‘97-’99 do të rezervohem të mos flas, edhe ashtu janë bërë mjaftueshëm veteran e luftëtar të UÇK-së. E shumë prej tyre sillen sikur mercenarë.

Viti 2000 – Me vullnetin më të madh kam filluar punën në vendin tim të çliruar një herë e mirë nga okupatori i pamëshirshëm. Shpresat tona ishin të pa llogaritura që të japim përvojat dhe investimet tona për këtë vend… kaluan vitet dhe jemi këtu ku jemi. Bariera e parë me fillimin e privatizimit nga AKP, mora pjesë në një raund për blerjen e një fabrike ku dëshiroja ta aktivizoj atë fabrikë me po të njejtin destinacion për të ardhmen… pasi kisha dhënë shumën më të madhe të çmimit në atë raund e fitova fabrikën… por për fatin tim ishim vetëm dy kompani që kishim konkuruar për blerjen e fabrikës. Pas dy ditësh më ftuan të konsultohemi për situatën – pozicionin tone. Kjo situatë ishte në dorën (dëshiren) e Rrogëtarve të AKP, të më japin të drejten e blerjes ose jo… më në fund nuk mu dha e drejta e blerjes edhe pse kishte mundësi… me vonë e mora vesh se nëse do të kisha dhëne ryshfet pa asnjë problem e mirrja fabrikën. Fabrika u shit dhe sot në atë vend një komapani e madhe ka bërë ndërtime banesash. Sot kur shoh nga kjo perspektive jam shumë krenar që nuk e kam marr atë fabrikë në atë mënyrë.

Nga atëherë nuk kam marr pjesë në tender të shpallur nga institucionet shtetërore me përjashtim të një tenderi në vitin 2016-17 ku e kemi fituar tenderin por prap është anuluar dhe kështu që nuk e kemi marr pasi ishte rezervuar si duket për dikë tjetër. Deri më sot të gjitha kontributet e kompanisë sime i kam paguar sipas ligjeve në fuqi ndaj shtetit tim, e ato pagesa janë rrogat e këtyre Rrogëtarve të cilët i kanë shfrytëzuar ashtu siç po dalin edhe nga çdo analizë, matje kredibile për keqpërdorime, keqmenaxhime, korrupcion etj…këtij kamuflimi i kemi pas thanë dikur HAJN- i.

Rrogëtarët e mi ( tanë) i kanë menaxhuar pagesat tona ma lehtë se sa t’i kishin pasur parat nga baballarët e tyre. Kur je në biznes e dinë se çka po ndodh edhe me sjelljet e Rrogëtarve tanë karshi nesh dhe buxhetiti tonë, sot po shkruaj se ndihem pak më i lirë por prap ky shkrim do të botohet vetëm me inicialet e mija, sepse ende nuk e ndij është situata e lehtë që të flasim lirshëm. Këtë po e them nga përvoja, ka shumë e shumë persona tjerë që do të flasin një ditë edhe pse ndoshta do të bëhet vonë. Por e vërteta në këtë vend dhemb shumë… e kjo e vërtetë vështirë se do të dali në shesh se ka hakmarrje shumë mu nga Rrogëtarët tanë. Sot po ti pyesësh popullin e Kosovës se a jeni të kënaqur me situaten në këto vite pas lufte, rrallë do të gjesh dikë të krenohet me këtë realitet. Të vjetrit me plotë nostalgji e kujtojnë kohën e para luftës deri në fillim të viteve 90 ta ( deri te pushteti i Millosheviqit) duke e krahasuar me situatën sot sigurisht nga zemra e plastë. Atëherë ku janë Rrogëtarët sot, ku ti pozicionojmë? Rrogëtar zullumqarë.

2. PABESË mb.
1. Që nuk e mban fjalën e dhënë, që nuk duhet t’i zihet besë; që nuk i qëndron besnik dikujt, që nuk ka besë, që tradhton; kund. besnik. Njeri i pabesë. Armiku është i pabesë. Doli i pabesë.
2. Që ndryshon ndjenjat dhe qëndrimin kundrejt dikujt, që nuk e ruan dashurinë për të ose që nuk e ndjek me besnikëri, që nuk është besnik; kund. besnik. Bashkëshort i pabesë. Mik i pabesë. I doli e pabesë.
3. Që bëhet në mënyrë të pandershme e prapa krahëve të dikujt për ta goditur e dëmtuar sa më shumë. Sulm i pabesë. Vrasje e pabesë. Komplot i pabesë.

Tani nga këto veprime që ká kjo kastë politike (me perjashtime të vogla) ju shkon për shtati pikërisht kjo fjalë TË PABESË. Ilustrimi i kësaj janë premtimet e tyre gjatë fushatave, pastaj gjendja në të cilen gjendemi sot etj. Bie fjala me çka jemi të kënaqur ne sot pas 20 viteve liri – pushtet?… më listoni vetem nje institucion shtetëror që të kemi shembull për të mirë që menagjohet nga këta Rrogëtarët tanë? Kjo pasqyrhet me krahasimin e pasurisë së tyre dhe institucioneve shtetërore. Kush është më i pasur? Nga kjo rrjedh se këta Rrogëtarët tanë me parat tona nuk e kanë mbajt premtimin por na kanë tradhtuar tërë kohën. Parat tona i kanë bërë rrush e kumbulla sic thotë populli. Të dashurën Kosovë e kanë zaptuar dhe e kanë dërgua në oborret e tyre.

3. TË VETËDIJSHËM mb.
1. Që është i aftë të gjykojë, t’i kuptojë veprimet e veta e të përgjigjet për to, që ka vetëdije. Qenie e vetëdijshme.
2. Që vepron me vetëdije; që bëhet me vetëdije të plotë; i ndërgjegjshëm. Njeri i vetëdijshëm. Disiplinë e vetëdijshme. Veprime të vetëdijshme. Në mënyrë të vetëdijshme. Është i vetëdijshëm. U bë i vetëdijshëm për detyrat që ka.

Pas Covid-19 le të jemi më të vetëdijshem për Rrogëtarët tanë. Ti punësojmë atë që nuk janë të pabesë dhe tradhtarë. Nga Rrogëtarët tanë presim që vetëm ta zbatojnë ligjin që është në fuqi por edhe të japin llogari para tij për zotimet dhe sjelljet e tyre. E ne mos të nënshtrohemi ndaj Rrogëtareve tanë, por prioritet të jetë ardhmëria e fëmijëve tanë.

4. SHPRESËPLOTË mb.
Që të ngjall shumë shpresa; që është plot shpresa. Ditë shpresëplotë. E ardhmja shpresëplotë. Të rinj shpresëplotë

Dy ditë para ardhjes zyrtare të stines së Pranverës, në mëngjesin e hershëm ( diku në ora 07:45) në parkun e Gërmisë u mahnita me një zotri shpresëplotë i cili në atë mëngjes kishte fillua shartimin e pemëve të egra në të buta pikërisht në parkun e Germisë. I keni fotot argument se çka do të thotë njeriu i cili pavarësisht situatës të virusit Covud-19 dhe plot halleve tjera, mendon për gjeneratat e ardhshme… Ah sikur të kishin qenë Rrogëtarët tanë sikur ky zotri i vetëdijshëm!. Pasi kishte ikur zotëriu u afrova dhe i fotografova këto punë të duarve të arta, këtë punë të ndritur pavarësisht se ai nuk ishte punëtori ynë… ai ishte Rrogëtarë i Krjuesit të tij i cili me shpirtin dhe shëndetin që kishte e bënte një punë që tjerët ta shijojnë pas tij. JETA VAZHDON!

 

Porosia : Me vështërsi vjen edhe lehtësimi.