Ngjarja e Apple iPhone 12 është vendosur të mbahet në muajin e ardhshëm dhe do të zbulohen katër modele të ndryshme. 

iPhone 12 pritet të prezantohet më 13 tetor, para-porositë do të fillojnë më 16 tetor, kështu mendon Jon Prosser, një person i afërt me kompaninë Apple dhe mjaft i besueshëm në parashikimet e tij, shkruan T3.

Madje, Prosser mendon se iPhone 12 do të dalë në treg më 23 tetor, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto data përputhen me parashikimet e mëparshme të Prosser, të cilat janë mbështetur nga shoku i tij Evan Blass.

iPhone 12 pritet të ketë mjaft konkurrencë në muajin tetor, sepse siç është njoftuar edhe OnePlus 8T pritet të prezantohet gjatë atij muaji.

Po ashtu edhe Samsung Galaxy S20 FE do të lansohet më 2 tetor.