E enjte, 25 Prill, 2024

RRITJA EKONOMIKE NË BULLGARI VAZHDON TË JETË NËN PRITSHMËRITË

Rritja ekonomike në Bullgari vazhdon të jetë nën pritshmëritë e qeverisë.

Me rritjen vjetore prej vetëm 3.6% në vitin 2017 dhe me pritshmëri për një rritje ekonomike rreth 4% gjatë këtij viti, fatkeqësisht shifrat tregojnë një realitet tjetër, më poshtë parashikimeve të qeverisë. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, rritja e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2018 ishte në 3.4%.

Lexoni edhe..

Në tremujorin e parë, PBB-ja u rrit me 3.5%, përsëri më e ulët në krahasim me pritshmëritë. Në tremujorin e dytë të vitit 2018, PBB-ja arriti në 25.9 miliardë leva bullgare. E llogaritur në euro, PBB-ja shkon në 13.2 miliardë, ndërsa për banor është 1,882 euro.

Të ngjajshme