Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi ka publikuar statistikat për çmimet në bujqësi.

Nga statistikat e publikuara, shihet që nga muaji korrik deri në shtator, çmimi i i disa produkteve është rritur.

Çmimi i grurit për një kilogram ishte 18 cent në muajin korrik, pastaj në shtator është bërë 21 centë.

Kurse 30 copa vezë në korrik ishin 2 euro, kurse në shtator janë 2 euro e 10 centë.

Rritje të çmimit ka pësuar edhe kilogrami i patateve. Në korrik ishte 31 cent kurse në shtator është bërë 33 cent.

Sipas ASK-së në tremujorin e tretë të vitit 2020 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për ( 3.09%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (- 1.36%) në tremujorin e tretë të vitit 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Indeksi total i
prodhimeve bujqësore ka rrritje për (2.98%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.