Agjensioni turistik Ebookers për këtë vit tregon se janë rritur ndjeshëm turistët zviceranë që kanë vizituar Shqipërinë, informon foldrejt.com. Nga janari deri korrik 2019, janë rritur me 80 përqind rezervimet e zviceranëve në hotelet shqiptare. Kjo e krahasuar me intervalin e njëjtë kohor të 2018.
50 përqind e këtyre rezervimeve kanë ndodhur në qytetet bregdetare Durrës dhe Sarandë, kurse Tirana mbetet destinacioni kryesor për t’u vizituar. Një ndër arsyet e shtimit të turistëve helvetë është edhe fluturimet direkte nga Cyrihu në Tiranë me Edelweiss./Foldrejt.com