Amerika është ëndrra e shumë shqiptarëve që çdo vit nxitojnë të bëjnë lotarinë për të shkuar në vendin e mundësive.
Sipas statistikave të publikuara nga Pew Research Center, rreth 91 mijë shqiptarë jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në fund të vitit 2018.
Nga rajoni, numri më i lartë i shtetasve që jetojnë në SHBA i përket Bosnjës e Hercegovinës, me rreth 107 mijë personave. Shqiptarët dhe boshnjakët rezultojnë me prirjen më të lartë për të jetuar në SHBA. Nga Shqipëria, ikja drejt SHBA-së vijon me ritme të larta, e konstatuar nga numri i lartë i aplikimeve çdo vit për Lotarinë Amerikane.
Në vlerë absolute rekordin e mbajnë polakët, me 400 mijë persona që jetojnë në SHBA, të ndjekur nga britanikët me 340 mijë dhe italianët me 320 mijë, por që në raport me popullsinë, pesha e tyre është shumë më e ulët.
Sot, më shumë se 40 milionë njerëz që jetojnë në SHBA kanë lindur në një vend tjetër, duke përbërë rreth një të pestën e emigrantëve në botë. Popullsia e imigrantëve është gjithashtu shumë e larmishme, me pothuajse çdo vend në botë të përfaqësuar midis emigrantëve të vend.
Popullsia amerikane e lindur jashtë vendit arriti një rekord 44.8 milionë në 2018. Që nga viti 1965, kur ligjet e imigracionit në SHBA zëvendësuan një sistem kombëtar të kuotave, numri i emigrantëve që jetojnë në atje është më shumë se katërfishuar. Emigrantët sot përbëjnë 13.7 për qind të popullsisë së SHBA, gati tre herë me e lartë se 4.8 për qind në vitin 1970.
Më shumë se 1 milion emigrantë arrijnë në SHBA çdo vit. Në 2018, vendi kryesor i origjinës për emigrantët e rinj që vijnë në SHBA, ishte Kina me 149 mijë persona, e ndjekur nga India me 129 mijë, Meksika me 120 mijë dhe Filipinet me 46 mijë.