Rreth 4000 njerëz kanë udhëtuar nga vendet me rrezikshmëri të lartë drejt kantonit Aargauer prej 10 korrikut, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell foldrejt.com. Prej tyre, shumica dërrmuese (93.7 përqind) janë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe duhen plot dhjetë ditë të karantinohen. Të mbeturit janë shumica nga SHBA dhe vendet tjera.
Prej 4000 të kthyerve kanë rezultuar një përqind të infektuar.
Shteti zviceran i ka paralajmëruar shtetasit e saj që të mos zgjasin pushimet deri në momentet e fundit, pasi në rast se fëmijët e tyre do rrezikojnë shkollën (si pasojë e karantinës), atëherë do ketë dënime me gjobë./Foldrejt.com