Kongresi Amerikan ka pezulluar punët pas hyrjes së protestuesve në hollin e saj.
Shumë mbështetës të presidentit aktual amerikan, Donald Trump kanë pushtuar hollin e Capitol Hillit.
Madje, videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen se si mbështetësit e republikanit po përleshen me policinë e kryeqytetit amerikan në Uashington.
Ndërkohë, nënpresidenti Mike Pence është evakuuar nga Kongresi, ku ishte duke marrë pjesë në Sesionin e Përbashkët të saj.
Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit.