Rrahja e policëve në Shuto Orizare, arrestohen shtatë persona

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka konfirmuar se policia ka arrestuar 7 persona të dyshuar për incidentin në Shutkë ku brutalisht u rrahën 2 policë. Gjatë ditës pritet që ndaj 7 personave të procedohen kallëzimet penale ndërkohë që policia është duke zgjeruar hetimin për t’i siguruar edhe personat tjerë të dyshuar për këtë rast, ku të lënduar mbetën 3 persona, dy prej të cilëve të punësuar në MPB. Njëri nga policët e lënduar rëndë është në gjendje të rëndë shëndetësore.