Rimëkëmbja energjetike; Projekti i BB pritet të shtyhet

Në nëntor të këtij viti duhej të mbyllej projekti i Bankës Botërore për rimëkëmbjen energjetike, por vonesat ne realizmin e objektivave pritet te çojnë në një shtyrje të afatit prej një viti.

Në verën e 2014 Shqipërisë iu akordua një kredi e butë prej 150 milionë dollarësh amerikane nga Banka Botërore me qellim kryesor uljen e humbjeve ne rrjetin e shpërndarjes, rritjen e arkëtimeve dhe përmirësimin treguesve financiare të sektorit energjetik në Shqipëri.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për këtë projekt objektivi final ishte që në qershor të 2019-s humbjet në rrjet të ishin 14%, por nga matja e fundit në dhjetor të vitit që shkoi niveli i humbjeve ishte 24%, shumë larg tragetit të dakordësuar në marrëveshjen e financimit.

Shqetësues është niveli i humbjeve jo teknike, apo vjedhjet e energjisë që vlerësohen në 7,7% nga 1,4% që është objektivi. Kjo ka bërë dhe disbursimi i kredisë të moj jetë i plotë. Nga 150 milionë dollarë, Banka Botërore ka financuar vetëm 55% ose rreth 76 milionë dollarë.

Zgjatja e afatit është marrë në konsideratë pasi në kohen e miratimit të planit për rimëkëmbjen energjetike objektivat ishin mjaft optimiste në krahasimin e mundësisë së realizmit të tyre.

Ndërkohë Banka Botërore nënvizon se qëndrueshmëria financiare e KESH dhe OST është relativisht e shëndoshë, ndërkohë që OSHEE vazhdon të përballet me hendek financiar për shkak të krizave të prodhimit të energjisë në vitet me pak shi.

Problem është edhe liberalizmi i tregut per bizneset, ndërkohë që objektivi me suksesshëm i realizuar është ai për rritjen e arkëtimeve të cilat janë në nivelin 93%.