Rheingans: Punë 25 orë në javë, simbiozë e volitshme mes punës dhe familjes

Në agjensinë e Lasse Rheingans prej një viti punohet vetëm pesë orë në ditë. Kështu duhet të funksionojë edhe në firmat tjera, për të pasur përqëndrim më të madh të punëtorëve dhe për të pasur projekte më efektive, shkruan “Die Welt”.

“Unë kam punuar vetë në agjensi të ndryshme, derisa hapa agjensinë time në 2017. Nga e kaluara kam menduar gjithmonë sesi të gjej një simbiozë të volitshme mes punës dhe familjes. Ndërkohë unë kisha dy fëmijë, me të cilët kërkoja të kaloja më shumë kohë,” tha shefi Lasse Rheingans, i cili tashmë punëtorët e tij i aktivizon nga ora 7.00 deri 12.00 të ditës ose 25 orë në javë respektivisht.

Në fund Rheingans shpreson që orari i tij i punës të fillojë të gjejë zbatim të gjërë./Foldrejt.com