Rezervat e naftës në SHBA gjatë javës së kaluar bien me 8.1 milionë fuçi

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të konsiderueshme gjatë sesionit të sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rënie më të madhe se parashikimet të rezervave të naftës.

Çmimet po mbështeten nga vendimi i prodhuesve amerikanë për të evakuar personeli nga platformat në Gjirin e Meksikës, që pritet të goditet nga një stuhi e fortë.

Nafta e papërpunuar po tregtohet në rreth 58.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 64.8 dollarë për fuçi.

Të dyjat janë rritur me mbi 20 për qind gjatë këtij viti, kryesisht për shkak të marrëveshjes së OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.2 milion fuçi në ditë. Por, në muajt e fundit tensionet tregtare kanë dëmtuar ekonominë botërore dhe për rrjedhojë edhe kërkesën për naftë.

Sipas të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës rezervat ranë me 8.1 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 5 korrik, në totalin e 461.4 milionë fuçive, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 3.1 milionë fuçi.