Shteti i Indisë është duke kaluar në një krizë të madhe me pandeminë Covid 19.

Vetëm në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 414 mijë e 433 raste të reja me koronavirus.

Ky numër është rekord i ri botëror që nga fillimi i pandemisë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur 3920 persona nga Covid 19 në Indi.